Mbrëmjen e djeshme banorët kanë shprehur njëri pas tjetrit nominimet e tyre. Në dhomën e Rrëfimit ata kanë zgjedhur 2 banorë të cilët duan t’i dërgojnë në televotim.
Shumicën e votave e grumbulluan pikërisht Tani dhe Egzona.
Einxhel, si fituese e lojës së Sekreteve pati mundësinë të zëvendësonte njërin prej tyre.
Gazetarja vendosi që mos ta shfrytëzojë veton e saj duke e lënë fatin në dorën e banorëve.
Publiku do të ketë në dispozicion disa ditë për të votuar mes dyshes.
/Priza.al/