Shifra të frikshme/ Një ndër 4 adoleshentë në botë tregon shenja të depresionit

Një ndër 4 adoleshentë në botë tregon shenja të depresionit. Kjo si pasojë e COVID-19, pasi sipas studimeve dhe statistikave rezulton se kjo numri I atyre që vuajnë nga ankthi dhe depresioni është  dyfishuar në krahasim me periudhën para pandemisë. Studimi i publikuar në Jama Pediatrics ka përfshirë 29 studime të kryera mbi 80 mijë të rinj.

Sipas ekspertëve të fushës ky shqetësim mendor rrezikon të krijojë problematika serioze në të ardhmen e brezit të ri. Sipas mjekëve shifrat janë më të larta mes adoleshentëve , veçanërisht atyre që janë në prag mature, në krahasim me fëmijët e vegjël.

Këto lloj shqetësimesh mendore është vërtetuar shumë herë nga shkenca që krijojnë problematika në jetën prej të rrituri, veçanërisht duke u reflektuar në marrëdhëniet sociale dhe personale. Për këtë apeli drejtohet për më tepër vëmendje ndaj sjelljeve të adoleshentëve dhe të trajtohen në mënyrë konstante.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *