17-vjeçari Florian Përvathi i cili të hënën vrau bashkëfshatarin e tij Lek Lekgjonaj do të dalë ditën e sotme para gjykatës, ku do ti caktohet masa e sigurisë.
Ndaj adoleshentit janë ngritur tre akuza “Vrasja për gjakmarrje”, “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve te gjuetisë dhe sportive” parashikuar nga nenet 78/a, 278/1 dhe 280 te K.Penal.
Çfarë ndodhi më 24 Janar?
Përvathi e qëlloi 62-vjeçarin Lek Lekgjonaj ne oborrin e shtëpise se këtij te fundit në fshatin Manati të Lezhës dhe më pas u vetëdorëzua ne polici.
Adoleshenti tha para uniformave blu se krimin e kishte kryer për gjakmarrje për vrasjen e babait të tij në vitin 2009 nga vëllai i Lek Lekgjonajt.
Gjatë kontrollit në banese atij ju gjet dhe nja armë gjahu, ndërsa prokuria i ka kërkuar gjykatës masën e sigurisë “arrest në burg”
/Priza.al/