Serbia ka marrë garanci nga BE se do të ushtrohet presion mbi Kosovën që të lejojë votimin e qytetarëve serbë në Kosovë në zgjedhjet parlamentare të 3 Prillit. Pas kthimit nga Brukseli kryeministrja Brnabic tha se është hipokrite sjellja e Albin Kurtit që shkon e voton në Shqipëri dhe nuk lejon serbët e Kosovës të votojnë në referendumin kushtetues të Serbisë.
‘Kemi folur më së shumti për të drejtat elementare të njeriut që iu mohuan serbëve në Kosovë të cilëve praktikisht iu ndalua pjesëmarrja në referendumin kushtetues. Kjo ishte një gjë e tmerrshme dhe një precedent i tmerrshëm qe nuk duhet të ndodhë sërish. Kam marrë garanci se BE-ja do të bëjë gjithçka që mundet se kjo nuk do të ndodhë më ne zgjedhjet e prillit. Nuk duhet lejuar ‘hipokrizia e Albin Kurtit’ që shkoi të votojë në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri’, tha kryeministrja e Serbisë.
Brnabic pranoi faktin se integrimi evropian është i lidhur me suksesin e dialogut me Prishtinën, por sipas saj kjo nuk na pengon të shkojmë më tej dhe të hapim kapituj të tjerë për negociatat e pranimit. Sipas Brnabic nëse Prishtina nuk dëshiron dialog por zyrtaret e perëndimit duhet ta bindin atë që të ulet në tryezën e bisedimeve sepse palët janë më larg nga marrëveshja se asnjëherë tjetër.
/Priza.al/