Asgjë nuk ka mbaruar? Trupat ruse gati të sulmojnë, ministri i Jashtëm i Ukrainës ka një apel…  

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, tha se, grumbullimi i trupave ruse në afërsi të kufirit me Ukrainën, po rritet çdo ditë, teksa shqetësimet janë rritur se ky grumbullim ushtarak është përgatitje për një pushtim të Ukrainës nga Rusia.

Rusia ka vendosur mbi 100,000 trupa në kufi me Ukrainën dhe sipas inteligjencës perëndimore, ka mbajtur një sërë stërvitjesh ushtarake në këtë zonë. Javën e kaluar, inteligjenca ukrainase tha se numri i trupave të grumbulluar ishte 127,000.

Ukrainian troops are trained how to use British NLAW anti-tank weapons in Kiev, after they were shipped to the country last week as part of military support to help the former Soviet state defend itself

Kuleba, që foli gjatë një konference për media në Kopenhagë më 27 janar, tha se nëse Rusia – që më 2014 ka aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë – vendos që të sulmojë, Kievi kësaj radhe do të “kundërpërgjigjet”.

Komentet e Kulebës vijnë një ditë pasi Shtetet e Bashkuara refuzuan kërkesën e Moskës, që NATO të ndalojë anëtarësimin e Ukrainës në këtë aleancë ushtarake, dhe ofroi “një rrugë serioze diplomatike” për zgjidhjen e krizës.

British instructors have been sent to train the Ukrainians, and today Ukrainian troops were pictured moving with the weapons through fake combat zones as part of training

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i ka dërguar një letër Rusisë lidhur me kërkesat e sigurisë dhe ka argumentuar se Perëndimi është i përkushtuar që të ndjekë politikën e “dyerve të hapura” për shtetet që duan të anëtarësohen në NATO.

Rusia ka thënë se, do ta analizojë përgjigjen e SHBA-ve, që u dorëzua në koordinim me NATO-n.

Two Ukrainian troops are pictured entering a building carrying British NLAW anti-tank weapons as part of training exercises taking place today, in preparation for the possibility of a Russian invasion

Ndërkaq, përpjekjet diplomatike për zgjidhjen e krizës vazhduan edhe në Paris, ku këshilltarët e liderëve të Rusisë, Ukrainës, Francës dhe Gjermanisë, u takuan. Përmes një deklarate më 27 janar, ata thanë se zotohen për respektimin e një marrëveshjeje armëpushimi të arritur më parë që ka për qëllim t’i japë fund konfliktit në lindje të Ukrainës.

Prej prillit të vitit 2014, në rajonet lindore të Ukrainës, forcat ukrainase luftojnë me separatistët e mbështetur nga Rusia.

Ukrainian troops carrying British-made NLAW anti-tank weapons take part in training exercises amid fears Russia will attack

Në takimin e këshilltarëve nuk u arrit asnjë rezultat konkret, por ata u pajtuan që të takohen pas dy jave në Berlin. Kuleba tha se, kjo ishte një shenjë se Rusia do të qëndrojë në rrugën diplomatike të paktën për një periudhë të shkurtër kohore.

“Lajm i mirë që këshilltarët u pajtuan të takohen në Berlin pas dy javësh, që nënkupton se Rusia për dy javët e ardhshme me gjasë do të qëndrojë në kursin diplomatik”,- tha Kuleba pas takimit me homologun e tij danez, Jeppe Kofod.

Russian Shilka mobile anti-aircraft guns and Kornet-T anti-tank missile carriers are pictured arriving in Gomel, Belarus, around 20 miles from the Ukraine border and just 130 miles from Kiev

Rusia mohon se ka plane për ta pushtuar Ukrainën, por ka thënë se NATO-n e sheh si kërcënim dhe ka kërkuar që kjo aleancë të mos zgjerohet në lindje. NATO po ashtu i ka dërguar një përgjigje të shkruar për kërkesat ruse, duke paraqitur një sërë propozimesh për zgjidhje diplomatike të krizës dhe i ka bërë thirrje Moskës që të ulë tensionet.

Satellite images reveal new units of Russian tanks parked near the Pogonovo training area, around 100 miles from the Ukraine border, as the world waits to find out how Putin will respond to letters dismissing his security demands

Russian tanks are seen parked near Pogonovo, around 100 miles from the Ukraine border, amid fears they are massing for an invasion if Putin's security demands are not met

Russian armoured personnel carriers are pictured taking part in training exercises in Rostov-on-Don, close to Ukraine

Russian troops carry an ammunition crate through fields in Rostov-on-Don, southern Russia, during training exercises

Russian tanks and armoured vehicles take part in training exercises in southern Russia, close to the frontlines in Ukraine

/Burimi: REL/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *