Tronditet Uashingtoni! Të shtëna me armë brenda një hoteli, raportohet për viktima dhe disa të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Uashingtonin mbrëmjen e sotme. Një person ka qëlluar me armë brenda një hoteli duke lënë 1 viktimë dhe katër të plagosur.

Deri tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa si pasojë personat që ishin brenda ndërtesës janë tmerruar. Policia u njoftua rreth orës 03.30 të mëngjesit me orën lokale kur u dëgjuan të shtëna gjatë një feste në një dhomë hoteli.

“Një grua që ishte në gjendje kritike vdiq në spital” u tha në një njoftim nga policia.

Policia ka nisur hetimet ndërsa deri tani nuk është identifikuar asnjë autor i dyshuar.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *