Instituti për Përgatitjen e Qenve të Policisë së Shtetit ka hapur ankandin për shitjen e tyre. Ankandi do të zhvillohet në datën 9 shkurt dhe bëhet fjalë për 19 qen të moshave të ndryshme.
Më të vjetrit kanë lindur në vitin 2013, kurse të tjerët në vitin 2020. Ankandi nis me qenin me emrin “Lisa” dhe oferta fillon nga 20 mijë lekë, ndërsa qeni me emrin “Lukas” për shembull është më i vjetër dhe ofertat nisin nga 8 mijë lekë.
Nga lista duket se policia është duke shitur të gjithë ekipin e qenve që kanë në dispozicion, ndërsa mbetet për t’u parë se cilët do të jenë hapat për zëvendësimin e tyre.
/Priza.al/