Një lojë me dënime ka nisur gjatë ditës së djeshme në shtëpinë e Big Brother, ku secili prej banorëve që fik alarmin, mund të vendosë dënime për lojtarët e tjerë.

Beniada e cila arriti që të fikte gongun, e dënoi Ilirin dhe Donaldin që të qëndronin për 5 minuta pa ndërprerje të përqafuar me njëri tjetrin.

Situata u prit me humor qoftë nga Donaldi, qoftë nga Iliri, të cilët zbatuan dënimin e dhënë.

Në një moment Donaldi prek nga të pasmet Ilirin dhe shprehet: A tia heq sutjenat?

Iliri nga ana e tij po qeshte, dhe pyet në mënyrë retorike se çfarë do të mendonte Romeo, kur ta shihte vëllanë e tij të përqafuar në këtë mënyrë.

/Priza.al/