Priten reshje shiu në disa zona të vendit, ja si parashikohet moti për sot

Pjesa e parë e ditës do të paraqiten në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta në zonat malore. Por në pjesën e dytë të ditës pritet që vranësirat e lehta të përfshijnë gjithë Shqipërinë, ku parashikohet që në ekstremin verior të kemi dhe shfaqje të pakta të flokëve të dëborës.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga -8°C deri në 14°C. Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar dallgëzim të ulët.

Rajoni dhe Europa

Pjesërisht Qendra e kontinentit do të vijoj të jetë në prezencën e reshjeve. Gadishulli Skandinav dhe Lindja e kontinentit Europian do të jenë në ndikimin e temperatuarve negative dhe reshjeve të dëborës. Ndërsa Ishujt Britanik dhe Pellgu i Mesdheut mbeten në ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave.

 

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *