Franca shënon rritjen më të shpejtë ekonomike në 52 vite, ministri i Financave: Ekonomia po rimëkëmbet në mënyrë spektakolare

Franca  ka shënuar gjatë vitit të kaluar rritjen më të madhe ekonomike në 52 vite. Ekonomia e dytë më e madhe e eurozonës u rrit me 7 %  më shpejt sa nga ishte parashikuar nga ekspertët.

Fundi më i mirë se sa pritej i vitit solli këtë rritje të madhe ekonomike e cila nuk ishte parë prej kohësh që nga viti 1969.

Në 2020 ekonomia franceze u tkurr me 8% për shkak të situatës pandemike në vend dhe masave të rrepta që mori qeveria franceze në përpjekje për të frenuar përhapjen e COVID-19.

‘Ekonomia franceze është rimëkëmbur në mënyrë spektakolare duke lënë pas krizën ekonomike. Ka ende disa sektorë që ende kanë probleme, si turizmi dhe hoteleria, por shumica po rikuperohen shumë  shpejt dhe kjo po krijon vende të reja  pune’, tha Ministri i Financave Bruno Le Maire për televizionin France 2.

Sipas Bankës Qendrore ndikimi i valës aktuale të COVID-19  do  të jetë minimal për ekonominë pasi  vendi po përshtatet për të jetuar me virusin.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *