Ditën e sotme një pako e dyshimtë alarmoi banorët dhe policinë e Elbasanit, kjo e fundit ngriti një alarm për bombë dhe rrethoi menjëherë zonën që njihet si kryqëzimi i Dinamos.
Pas shpërthimit të kontrolluar nga ana e forcave xheniere, rezultoi që në koshin e mbeturinave ishte një pajisje elektronike që pulsonte vazhdimisht dhe jepte sinjal.
Pakoja ishte futur në një qese të zezë dhe vazhdimisht pulsonte. Nuk dihet se pajisja ishte vendosur nga dikush, apo thjesht ishte hedhur në koshin e mbeturinave.
Kujtojmë se pakoja ishte vendosur në një nga rrugët kryesore të qytetit, përkatësisht në segmentin që lidh bulevardin kryesor me Drejtorinë e Policisë dheështë pikasur rastësisht nga kalimtarët. Ata kanë dëgjuar një zhurmë dhe më pas kanë parë pakon e dyshimtë të vendosur në rrugë.
/Priza.al/