Bledar Selmanaj i cili akuzohet për vrasjen e 25-vjeçarit Xhuljan Bullari ka thënë për emisionin “Me zemër të hapur” se e ka shumë të lehtë të arratiset nga burgu.
Teksa tregoi një episod të dështuar, ku ai tentoi që të arratisej nga spitali i burgut në QSUT, tha se shumë lehtë kaloi dy tela me gjemba, por që u kap në afërsi të Mjekësisë Ligjore nga forcat e rendit.
“Këto mure këtu në këto burgje, s’më mbajnë. Qëndroj se dua të dalë e vërteta. Po qe për të arratisur, e bëj dhe natën. Pres dhe hekurat dhe dal dhe natën. Një mur 7 metra e kaloj pa prekur me duar. Ia kam dalë në burgjet e Greqisë. Është hera e parë që tentova në spitalin e Burgut. U kapa në ambientet e jashtme. I kalova të dy telat me gjemba. Jam kapur nga forcat e rendit jam kapur pas spitalit, pas Mjekësisë Ligjore. Kërkoj nga drejtësia të bëjë hetimet dhe të vazhdojë të vërë drejtësinë në vend. Mos t’ua lërë qytetarëve dhe unë mos të bëj vetëgjyqësi. E kam shumë kollaj që të arratisem që këtej dhe të bëjë vetëgjyqësi”, pohoi Bledar Selmanaj.
/Priza.al/