Situata mes Ukrainës dhe Rusisë/ Sulmohet me raketa aeroporti i Bagdadit në afërsi të bazës amerikane

Gjashtë raketa goditën ditën e sotme aeroportin ndërkombëtar të Bagdadit, duke dëmtuar dy aeroplanë komercialë, por fatmirësisht duke mos shkaktuar viktima. Aeroplanët e dëmtuar janë në pronësi të Iraqi Airways.

Duke analizuar situatën tensionuese në botë, ky rast shënon përshkallëzimin e situatës dhe si synim kishte SHBA-në pasi baza ajrore amerikane e njohur si Camp Victory ndodhet pranë aeroportit të Bagdadit, përgjatë periferisë së tij.

Nuk dihet ende se kush ishte qëllimi i ngjarjes, por mund të jetë edhe rastësore duke u nisur nga fakti se kohët e fundit në aeroportin e Bagdadit ka pasur shumë sulme të tilla vitet e fundit.

Kryeministri i Irakut Mustafa al-Kadhimi dënoi sulmin, duke e quajtur atë një përpjekje “për të minuar reputacionin e Irakut, të cilin ne jemi përpjekur ta rivendosim në rajon dhe ndërkombëtarisht”.

Sulmi në aeroport kishte për qëllim të minonte besimin në sigurinë e Irakut, si dhe të pengonte punën e linjës ajrore, sipas ushtrisë irakiane dhe kryeministrit. Al-Kadhimi u bëri thirrje partive politike irakiane që të dënojnë pa mëdyshje sulmin dhe të mbështesin forcat irakiane të sigurisë në kërkimin e personave përgjegjës.

OKB-ja dënoi numrin në rritje të sulmeve “të neveritshme” në një deklaratë duke u kërkuar aktorëve politikë të veprojnë së bashku dhe të ekspozojnë fajtorët.

/Burimi: WashingtonPost/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *