Ditën e sotme “Vëllai i Madh” i ka njoftuar banorët se Einxhel duhet t’i nënshtrohet një ekzaminimi dhe doktorët kanë vendosur të bëjnë një ndërhyrje.
Pas ndërhyrjes ajo duhet të qëndrojë në spital për aq kohë që mjekët të vendosin. Ajo do të jetë e shoqëruar nga kamerat dhe e shoqëruar nga asistentët e produksionit.
Por pas leximit të zarfit ku iu komunikua ky mesazh, Beniada ka reaguar e revoltuar se si Arjola, Monika dhe Iliri kanë qeshur ndërkohë që ajo kishte pësuar aksidentin brenda në shtëpi.
Beniada: Isha me nerva dje në darkë, po e mbaja veten se nuk dija me çfarë të ç’karikohesha më përpara, me Arjolën apo me Monikën, kur ju pashtë të dyjave t’u qesh, thash do i rraf të dyja bashkë.
Arjola: Pse për ça, për dje në darkë? O zemra, nuk pushonim, e di si na zuri e qeshura.
Beniada: Unë isha bërë keq fare, po mbaja nervat.
Arjola: Po ne nuk ishim bërë keq? Po ne keq ishim, po na kishte kap budallallëku, ajo ishte shtrirë në tokë dhe thoshte “e theva” dhe qeshte. Unë do të rraf ty, kur të thërras një herë duhet të të thërras, ti duhet të vish, edhe kur të thërras me shaka ti duhet të vish se unë vij për ty
Beniada: Jo, sepse isha në një diskutim serioz.
Arjola: Më serioze ishte ajo që po të thoja unë.
Beniada: Patjetër, po nuk ju besova se qeshët si pulë
/Priza.al/