Einxhel Shkira pësoi një incident të rëndë mbrëmjen e djeshme në “Big Brother Vip”. Teksa po luante, moderatorja rrëzohet duke lënduar rëndë krahun.
Pasi mori një trajtim nga mjekët brenda shtëpisë së famshme, produksioni njoftoi në mëngjes se është dërguar për një trajtim më të specializuar në spital.
Mësohet se moderatorja po trajtohet në Spitalin Hygeia, ku dhe i është nënshtruar një ndërhyrjeje pas lëndimeve serioze që ka marrë. Pas ndërhyrjes, moderatorja duhet të qëndrojë nën kujdesin e stafit të spitalit Hygeia për aq kohë sa të jetë e nevojshme.
Gjatë kohës që do të jetë në spital, moderatorja do të jetë nën vëzhgimin e kamerës dhe asistentëve të produksionit. Stafi i Big Brother Vip ka njoftuar se moderatorja pritet të kthehet brenda shtëpisë së famshme, por nuk ka dhënë detaje të mëtejshme.
/Priza.al/