Ambasadorja amerikane Yuri Kim është takuar ditën e sotme me kryedemokratin Lulzim Basha. Me anë të një postimi në Twitter, Kim bën me dije se me Bashën kanë folur për disa çështje kryesore në marrëdhëniet mes SHBA- së dhe Shqipërisë. Bëhet e ditur se Kim dhe Basha folën për forcimin e institucioneve demokratike, luftën ndaj korrupsionit si dhe rritjen e investimeve amerikane.
“Faleminderit PD dhe Lulzim Basha per ketë takim të shkëlqyer për çështjet në SHBA, marrëdhëniet, duke përfshirë edhe mënyrat për të forcuar institucionet demokratike, për të luftuar korrupsionin dhe investimet nga veriu në jug. Opozita e fortë është thelbësore për demokracinë.”- shkruan ajo.
/Priza.al/