Meridiani nxjerr sekretin përpara Arbana Osmanit, nëse ju do e zbulonit, automatikisht do kisha ikur nga shtëpia

Në shtëpinë e Big Brother është parë se miqësia e nisur nga jashtë mes Arjolës dhe Merdianit nuk është aq e ngrohtë dhe brenda shtëpisë.

Kjo u komentua shumë dhe nga opinionistët e Big Brother, veçanërisht Arbrin, i cili tha se nuk besonte se mes tyre kishte miqësi të fortë.

Por sonte, Meridiani ka zbuluar një detaj të papritur, që Arbana Osmani nuk e ka lënë që ta vazhdojë.

Teksa po komentohej miqësia mes Arjolës, Ilirit dhe Monikës, Meridiani tha:

“Nëse ju vutë në dyshim miqësinë time me Arjolën, unë po tregoj një sekret të vogël, duke qenë se kam dëgjuar këto ditë se Meridiani nuk është afruar. Meridiani ditën e parë kur ka hyrë në shtëpi ka rrezikuar shumë, ka thyer një nga rregullat e Big Brother. Një natë më përpara unë kam takuar gocën e Arjolës, duke e ditur si ishte psikologjikisht Ariola, duke e parë. Kam marrë varsen e gocës së Arjolës, dhe atë natë që kam hyrë në Big Brother e kam mbajtur në gojë, duke sjellë një informacion nga jashtë, këtë e bëra për ti thënë Arjolës që fëmijët i ke shumë mirë. Se këtu duket miqësia. Se nëse ju do e kishit parë atë gjest, automatikisht do kisha ikur nga shtëpia”, tha Meridiani.

Arbana e kaloi menjëherë situatën.

Arbana: Jo mo atë mos e thuaj se informacionet për kalamajt ja kemi dhënë ne Arjolës, por shkojmë menjëherë në shtëpi…

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *