Një 60-vjeçar ka vrarë veten me armë zjarri në zonën e Astirit në kryeqytet. Ngjarja mësohet ët ketë ndodhur rreth orës 21:00.
Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për vetëvrasjen e shtetasit.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 21:00, në Astir, në banesën e tij dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu çifte shtetasi F. I., rreth 60 vjeç, banues në Astir Tiranë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.