Një tjetër grevë urie ka nisur në një prej ish-burgjeve të komunizmit, atë të Qafë Barit në Mirditë
Janë një grup ish-të përndjekurish politik të cilët pretendojnë se nuk kanë marrë asnjë lloj dëmshpërblimi apo kompensim financiar nga qeveria “Rama”, ndaj për këtë ata kanë zgjedhur formën më ekstreme, atë të grevës së urisë.
Ende nuk dihet saktë se sa është numri i personave që janë futur në ngujim në grevën e urisë, apo organizatorët, por në redaksinë e “Priza.al” ka mbërritur nga një i afërm i tyre ky mesazh.
“Miq te dashur.
Disa nga njerezit tane bashkevuajtes , jane ngujuar ne nje Greve Urie ne ish Burgun e Qafe Barit.
Se pari u bej thirrje autoriteteve te marrin masat imediate per zgjidhjen e kerkesave te tyre te drejta.
Gjithashtu u kerkoj te gjithe trashegimtareve te ish te perndjekurve Politike , vetepermbajtje dhe Solidaritet.Gjithashtu u kerkoj miqve te mi gazetare te mos shmangin informacionet rreth pershkallezimit te mundshem.
Une nuk kam fuqi ti ndaloj kta djem pa protestuar sepse ata kane te drejte.
E drejta e Greves eshte nje e Drejte e njohur me ligj ndaj do tu lutesha me kete rast ushtruesve te pushteteve te tregohen te matur me perdorimin e forces kunder djemve tane sepse nje goditje ndaj tyre mbetet dhune ndaj te gjithe trupave tane e familjeve tona te tejetmasakruara nga regjimi totalitar.
Nese degjohet nga dikush fjala ime do tu lutesha se pari Autoriteteve Shteterore te marrin masat per dialog dhe per zgjidhjen e drejte dhe imediate te kerkesave te Ish te Perndjekurve Politike.
Solidaritet me ju vllezer Greviste.
Artan Lleshi Gjomarkaj
Mirdite”.
/Priza.al/