Sulmuesi serb i ‘rrëmben’ fanellën CR7, Vlahovic zyrtarisht pjesë e Juventusit

Sulmuesi serb Dusan Vlahovic është zyrtarisht pjesë e Juventusit. Ai iu nënshtrua vizitave mjekësore për të firmosur më pas një kontratë deri në 2026.

Vlahovic do të përfitojë në Torino 7 mln euro neto në sezon ndërsa Juve i pagoi Fiorentinës 70 mln euro kesh plus 10 të tjera bonuse, 11,6 mln euro shkuan për agjentët dhe komisione.

Vlahovic do të mbaj të veshur fanellën me numrin 7, fanellë që e mbante Cristiano Ronaldo.

“Jam i lumtur dhe krenar që bëhem pjesë e këtij grupi, e kësaj shoqërie. Dua të bëj krenar këtë shoqëri dhe këtë fanellë. Do të luftojmë për objektivat tonë deri në fund”, u shpreh Vlahovic në intervistën e tij për faqen zyrtare të Juventusit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *