Shtetet e Bashkuara kanë dërguar një tjetër kontigjent municionesh të ndryshëm në Ukrainë.
Kështu ka bërë të ditur ministri ukrainas i Mbrojtjes, Alexey Reznikov, i cili e ka falënderuar shtetin amerikan.
“Zogu i katërt ka sjellë tani 81 tonëmunicion të kalibrave të ndryshëm në Ukrainë. Javën e ardhshme ne presim aeroplanë të rinj amerikanë me ndihma ushtarako-teknike për të forcuar kapacitetet mbrojtëse të Ukrainës”, shkroi Reznikov në Twitter.
Sipas raportimeve të mediave, Shtetet e Bashkuara planifikojnë të dërgojnë 200 milionë dollarë ndihma ushtarake në Ukrainë, e cila përfshin municion, armë antitank dhe pushkë.
Theksojmë se Rusia deri më tani ka dërguar mbi 100 mijë trupa ushtarake në kufirin me shtetin ukrainas.
Uashingtoni ka paralajmëruar se Moska zyrtare do ta pushtojë Ukrainën gjatë mesit të muajit të ardhshëm. Ndryshe, SHBA-ja dhe aleatët perëndimor kanë bërë të ditur se do t’i japin një përgjigje të fortë në rast të sulmit rus në Ukrainë.
Gjenerali i lartë amerikan Mark Milley ka deklaruar se pushtimi i Ukrainës nga Rusia do të ishte “i tmerrshëm” dhe se do tw shkaktonte një numër të konsiderueshëm viktimash.
Gjenerali Milley e përshkroi vendosjen e 100,000 trupave ruse pranë kufirit të Ukrainës si një nga ngjarjret më të mëdha që nga Lufta e Ftohtë. Por Sekretari i Mbrojtjes i SHBA, Lloyd Austin tha se konflikti mund të shmanget ende përmes përdorimit të diplomacisë. Rusia mohon planet për të pushtuar Ukrianën, duke thënë se mbështetja e SHBA për Ukrainën është një kërcënim.
Në një konferencë shtypi ditën e premte në Pentagon, gjenerali Milley, paralajmëroi se shkalla e forcave ruse pranë kufirit të saj me Ukrainën nënkuptonte se një sulm do të kishte pasoja të rënda.
“Nëse kjo do të lëshohej në Ukrainë, do të ishte e rëndësishme, shumë domethënëse dhe do të rezultonte në një sasi të konsiderueshme viktimash”, tha Milley.
/Priza.al/