Terrorizoi banorët e zonës duke qëlluar me shotgun, pranga 48-vjeçarit në Tiranë! Ja çfarë iu sekuestrua

Disa të shtëna me armë zjarri kanë terrorizuar banorët e zonës së njohur si Kodra e Priftit në Tiranës. Gjatë mbrëmjes së djeshme në Komisariatin e Policisë erdhën disa telefonata të qytetarëve që ankoheshin për një person që qëllonte me armë. Menjëherë efektivët shkuan për të kontrolluar zonën, duke bërë të mundur identifikimin e një 48-vjeçari, me iniciale A.G. Gjatë kontrolleve në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi 4 pistoleta sportive të llojeve dhe markave të ndryshme që përshtaten edhe si armë zjarri si dhe një shotgun me shënjestër optike, të gjitha pa lejen përkatëse. Ndërkohë që në zonë u gjetën edhe 6 gëzhoja, të qëlluara me fishek manovër.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Qëllonte në ajër me pistoletë sportive me fishekë manovër duke terrorizuar banorët, ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, çon në pranga 48 vjeçarin. Policia gjen e sekuestron 4 pistoleta sportive që përdoren me fishekë manovër dhe përshtaten dhe si armë zjarri, si dhe një shotgun me shënjestër optike. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 në Tiranë, pas marrjes së njoftimit nga banorët se në Kodrën e Prifitit, kishte të shtëna me armë zjarri, menjëherë kanë shkuar në drejtim të adresës së dhënë.

Nga verifikimet e shpejta dhe bashkëpunimi me qytetarët u bë e mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë për veprat penale të “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Prishja e qetësisë publike”, i shtetasit: A. G., 48 vjeç, banues në lagjen “Kodra e Priftit”. Gjatë kontrollit në banesën e 48-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 pistoleta sportive të llojeve dhe markave të ndryshme që përshtaten edhe si armë zjarri si dhe një shotgun me shënjestër optike, pa lejen përkatëse. Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe 6 gëzhoja që ky shtetas kishte qëlluar me fishekë manovër, duke terrorizuar banorët. Materialet procedurale në ngarkim të këtij shtetasi do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

‘Alo! Policia? Dikush po qëllon’/ Shotgun me shënjestër optike,arrestohet 48-vjeçari

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *