Arrestohet duke vjedhur vilat “e të pasurve” në Sauk, i dënuari me burg përjetë në Greqi

Policia e shteti ka bërë sot një arrestim të bujshëm, pasi ka vënë në pranga Hektor Qirjazin, gjithashtu i njohur me nofkën “Dorian J”. 38-vjeçari, i dënuar me burg përjetë, ka rënë në prangat e efektivëve të Policisë gjatë një aksioni që u zhvillua sot në zonën e Saukut.

Ai u arrestua me disa persona të tjerë, të cilët vidhnin kryesisht banesat e të pasurve. Ata janë kapur menjëherë sapo kanë dalë nga vilat, të cilat ishin “të preferuat e tyre” në Sauk.

Qirjazi është i dënuar me burg të përjetshëm në Greqi, si pjesë e një grupi famëkeq për vjedhje me armë.

Grupi i shqiptarëve në Greqi u godit në vitin 2013, ku në pranga ra vetëm Ilir Gjini, i cili mendohet të jetë edhe kreu i këtij rrjeti. Shqiptarët akuzoheshin se kishin kryer një sërë grabitjesh duke mos i kursyer as përplasjet me efektivët grekë.

Grupi i shqiptarëve që vepronin në shtetin fqinj u identifikuan si: Ilir Gjini; Hektor Qirjazi; Lulzim Elmazaj; Agron Shakaj; Arsen Selimaj; Ervis Arapaj dhe Erion Peçi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *