Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga Ekoparku i Durrësit.
Rama shprehet se nga një fushë danteske e plehrave, tashmë është me projektin e ri i gjithë ambienti do t’i kthehet qytetarëve, ku do të kenë mundësi të shijojnë atraksionet e Ekoparkut në këtë qytet.
‘A ju kujtohet fusha danteske e plehrave të Durrësit, e cila u bë faqja e zezë e Shqipërisë nëpër mediat e botës? Së shpejti aty ku digjeshin plehrat nën dritën e diellit e hënës dhe dergjeshin kope derrash e dosash mes tymrash e zjarresh, do të dynden prindër e fëmijë, vajza e djem, për të shijuar Ekoparkun e Durrësit me atraksionet e tij’, shkruan Rama.
/Priza.al/