Produksioni dhe ‘Vëllai i Madh’ dhanë vendimin që banorja Einxhel Shkira të nisë garën dhe të rikthehet në shtëpi. Moderatorja ka mbërritur në shtëpi dhe iu ka treguar banorëve të tjerë eksperiencën e saj.
“Sot kur erdhi që të më kontrollonte, i thashë doktorit, a e pe mbrëmë Big Brotherin? Më tha shkova vonë në shtëpi, nuk arrita që të shihja”, tregon Einxhel, ndërkohë që nuk ka lënë mangët komentin e saj as për zinxhirin e shpëtimeve, që nisi prej saj.
“Iu thashë u desh që të thyeja krahun, që të më binte mua radha që të nisja zinxhirin”, tha moderatorja.
“Në 7 të mëngjesit kam fjetur, nuk më zinte gjumi për qamet, kisha mbetur kështu si… Do ta mbaj 10 ditë allçinë, fizoterapinë, koha e rikuperimit është goxha.
Ishte krahu komplet i shkalafitur, më kanë vendosur vidë, unë tentoja që ti shpjegoja mjekut të parë rënies, kam rënë me dorë i thoja”, tregon më tej Einxhel.
“Kam vida, kam tela”, thotë moderatorja.