Aksident i rëndë në Berat! Fuoristrada bie nga lartësia, në gjendje të rëndë tre anëtarët e një familje në Berat

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në afërsi të fshatit Drobonik në Berat, ku një makinë ka dalë nga rruga duke përfunduar në humnerë.

Bëhet më dije se automjeti tip Fuoristradë Mitsubishi, ka rrëshkitur e ka rënë nga një lartësi rreth 20 metra, ku brenda automjetit ndodhej një familje prej tre anëtarësh që po zbrisnin nga një fshat në drejtim të Beratit.

Si pasojë, është plagosur lehtë drejtuesi i mjetit Renato Kola 25-vjeç,ndërkohë që të plagosur rëndë kanë mbetur dy prindërit e tij, që udhëtonin bashkë me djalin. Të plagosurit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve, me plagë të shumta në trup.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, të cilët kryejnë këqyrjen e vendit të aksidentit dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të tij. Burimet policore në vendngjarje bëjnë me dije se, paraprakisht mendohet se shkak për këtë aksident të jetë bërë ngrica në rrugë, që ka sjellë edhe rrëshkitjen e mjetit, që-sipas policisë-ka qenë me shpejtësi dhe nuk ka mundur sot të kontrollojë rrëshkitjen.

Zona në të cilën ka ndodhur aksidenti është një zonë malore dhe e rrethuar me kodra të shumta, ku dielli arrin të depërtojë vetëm pas mesditës.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *