14 të arrestuarit e tre ditëve më parë në operacionin “Kepi i Vozajve” kanë dalë këtë të dielë para gjykatës së Matit për tu njohur me masën e sigurisë.
Pas një seance që ka zhjatur 3 orë gjykata ka vendosur që 8 prej të arrestuarve të japë masën e sigurisë burg paafatë, 2 me arrest 30 ditor dhe 4 të tjerë të cilët ishin me probleme shëndetësore t’i lërë në arrest shtëpie.
14 persona u arrestuan të enjten në Mat e Tiranë në kuadër të operacionit “Kepi i Vozajve” nën akuzën e kultivimit dhe tregtimit të lëndëve narkotike.
Togat e zeza caktuan masën e ‘arrestit me burg’ për shtetasit;
Gëzim dhe Vilson Kolecin
Idajet dhe Lezan Kolecit
Mehmet Kolecit dhe Fatjon Dodës
Rasim Gjeçukës dhe Albert Kolecit
Gestian Kolecit dhe Agim Kolecit
Arrest shtepie
Gazmir Gjeçukës
Esat Kolecit
Asim Hespapas
/Priza.al/