Kryetari i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, ishte i qartë ku tha se, kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, duhet të japë dorëheqjen dhe ta lërë futbollin të qetë.
I ftuar në rubrikën “Opinion”, në “News 24”, ai tha se, futbolli ka nevojë për një ndryshim rrënjësor.
Sipas Yllit, kryebashkiaku Erion Veliaj, është në të drejtën e tij që ka ndërhyrë në debatin për FSHF-në, pasi është aksioner në klubin e Tiranës dhe kësisoj interesohet për menaxhimin e fondeve dhe të mirave që investohen për sportin në territorin e kryeqytetit.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për sportin gjatë foltoreve të tij si mendoni për këtë?
Fidel Ylli: Berisha të shohë foltoren e vet dhe të mos merret me sportin. S’ka bërë asgjë për sportin. Është një pjesë e errët e sportit shqiptar ku jo vetëm s’i takon këtij presioni për të mbrojtur Dukën, sepse ai e cilësonte atë si krim. Futbolli është sporti më popullor, por është sporti që nuk bën zgjedhje, nuk nxjerr listat. Si quhet kjo zgjedhje apo manipulim?
Kemi edhe përfshirjen e FSHF të kryetarit të bashkisë së Tiranës që po mbron sportin. Edhe përfshirjen e Veliajt e shihni në masën e duhur?
Fidel Ylli: Mendoj që politika duhet t’i qëndrojë larg sportin. Në rastin e Veliajt ai është aksioner, pronar i një klubi. UEFA ka ofruar para për pandeminë. Unë kam 4 vite që dal e flas për futbollin. Mua më intereson sporti. Mua më intereson që sporti të ketë transparencë. Sporti është gjëja më e bukur që ka ky vend. FSHF duhet të bëjë zgjedhje, transparencë, sepse i ka dhënë miliona dollarë qeveria për të bërë stadiume. I ka dhënë 800 mln lekë për pistën atletike në Shkodër. Unë këto që flas s’kam asgjë personale me zotin Duka. Pista e Tartanit mund të jetë kjo pistë që të stërviten atletët këtu. Aty u zgjodh një firmë për ta bërë që nuk është e certifikuar. Pas debateve të mëdha u ribë. Ku shkuan paratë që u prish pista?!
A do të kemi zgjedhje të lira në 2 mars, apo po shkojmë drejt një farse?
Fidel Ylli: Zgjedhjet janë të manipuluara sepse ata nuk tregojnë listat. FSHF voton për presidentin e saj. Kjo është një farsë. Veliaj ka të drejtë që ngre zërin. Sepse ai kërkon që paratë që dha UEFA e FIFA nuk investohen për fusha të reja. Ai kërkon transparencë. Rezultati është i manipuluar pa filluar. Arsyeja është se ai do të mbulojë zullumet që ka bërë në futboll. Ka 20 vite që nuk kontrollohet FSHF. 30 mln euro ka dhënë qeveria shqiptare. T’i japësh 30 mln euro një federate është sulm? Kryetari i bashkisë del me argumente.
Pse s’keni bërë denoncime më herët?
Fidel Ylli: Ju thoni se përse nuk është bërë me parë. Më parë s’ka pas drejtësi. Drejtësia e re sapo ka filluar. Të gjithë qeveritarët, deputetë, ministra, të gjithë do të shkojnë të japin llogari. Si i bëhet, kur UEFA dhe FIFA kanë 3 mandate dhe më pas nuk duhet të kandidosh më.
Ky shkon për mandatin e 5, çfarë ka ndodhur? E ka kërkuar edhe zoti Fino në zgjedhjet e kaluara që kishte shoqata të pa regjistruara në gjykatë. Tani ne kemi ngritur grup pune që po punon. Kemi thërritur një ekspert që është zv.kryetari ligjor i UEFA-s që erdhi këtu për të thënë që jemi në rrugë të mbarë nëse ngremë këtë KAS. Në dy muajt në vazhdim KAS-i shqiptar do të jetë funksional.
Kjo shkon përtej zgjedhjeve të 2 marsit. Sporti shqiptar ka edhe federata të tjera që duan të ankohen. Gjykatat sportive i ka të gjithë bota. Kjo e lehtëson punën për sportistët shqiptarë që duan drejtësi.
Duka merr lekë nga FSHF dhe hedh KOKSH-in në gjyq. Ne duhet të fusim sportin në shkollë. Ne e ngritëm zërin. Po të ishte një president i pa përgjegjshëm thoshte se punën time e kam mirë. Por kam dal me kurajo që FSHF është ajo ndeshja me Labërinë që ishte uji 1 metër në fushë, e shumë gjëra të tjera që kur të hy prokuroria do e kuptojë.
Drejtësia ka punën e saj, rëndësi ka që ka filluar një proces. Mos mendoni se do të operojë drejtësia se ka dëshirë njëri apo tjetri. Ne kërkojmë që në FSHF të ketë proces transparent që deri më tani nuk është, nuk ka lista, njerëzit e FSHF i bëjnë presion anëtarëve. Ata e bëjnë tani sepse duan të jetë zoti Duka që e ka bërë FSHF me 200 veta.
A e ka rrugën e kristalizuar Duka për në 2 mars?
Fidel Ylli: Mua nuk më intereson si e ka rrugën zoti Duka. Mua më intereson që të gjitha federatat kur bëjnë zgjedhjet e tyre të jenë transparente. Siç bëri KOKSH në zgjedhjet e fundit që ishin live në votim, kështu duhet t’i bëjë FSHF. Duka duhet ta kishte lënë sportin rehat. Ka 20 vite, ujti po të rri në vend do të qelbet.
Do të merrni pjesë në Asamblenë e FSHF?
Fidel Ylli: Unë s’jam anëtar, FSHF është pjesë e KOKSH-it. Po më ftuan do të marr pjesë. Jam këtu ku jam, do të prononcohem do i tregoj opinioit publik se cila është FSHF, e në momentin që i vjen kontrolli thotë se mua më mbron UEFA. Nuk të mbron UEFA. Ai duhet të japë dorëheqjen pa filluar fushata mirë dhe të lë sportin rehat. Futbolli ka personalitete dhe të bëjnë një garë të pastër.
/Burimi: News24/