Lajçak dhe Escobar vizitë sot në Kosovë, ja cilat do të jenë temat kryesore të diskutimit

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak dhe Përfaqësuesi Special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, sot do të vijnë për një vizitë zyrtare treditore në Kosovë.

‘Nga 31 janari deri më 2 shkurt, Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak do të vizitojë Kosovën. Atij do t’i bashkohet edhe Përfaqësuesi Special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari Gabriel Escobar’, ka njoftuar zyra e BE-së në Kosovë.

Në Prishtinë, Lajçak dhe Escobar do të takohen me lidershipin politik në Kosovë, liderë të partive politike si dhe me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare. Qëllimi kryesor i udhëtimit është diskutimi i hapave të ardhshëm në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga BE-ja dhe i mbështetur nga ShBA-ja.

 

 

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *