Një situatë që degradoi në fyerje ishte ajo e puntatës së fundit ndërmjet Linditës dhe Naumit në “Për’puthen +40”. Ky i fundit, jashtë kamerave shpërtheu në të shara kundrejt Linditës.
Ndërkohë që kjo e fundit i kërkoi shpjegime përse e preku tek familja, Nauni u shpreh i revoltuar: “Se më deshi k….”. Ky rast është komentuar në emisionin “Shqipëria Live”. Naumi u shpreh se takimi me Linditën kishte qenë i manipuluar. Madje ai tha se Lindita kishte si qëllim ta nxirrte keq, ndaj e ofendoi me fjalë të pista, por sërish nuk i kërkoi asaj falje për këtë gjë.
“Duhej të largohesha që në momentin që unë kuptova se ky takim ishte i manipuluar, sepse kishte si qëllim që unë të dilja keq. Kishte ofendime, kishte dyshime.
Ndjej keqardhje për publikun, fjalorin e përdorur nga ana ime. Në orën 3 ne kishim takimin dhe unë ndodhesha akoma në orën 6 rrëzë Dajtit në lokal. Koha kalonte, unë duhej të udhëtoja prapë. Ndaj Linditës unë doja të thosha, që Lindita nuk kishte qëllime më të mira ndaj meje”, u shpreh Naumi.