Materniteti i ri i Beratit/ Rama nxjerr fotot: Do të hapë dyert së shpejti

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale nga zbuluar se si do të jetë spitali i ri i Beratit, Materniteti.

“MIRËMËNGJES! dhe me Maternitetin e Ri të Beratit që hap dyert së shpejti, duke përmbyllur rilindjen e kompleksit spitalor të këtij qyteti, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kryeministri në rrjetet sociale.

Materniteti i ri do të shërbejë për qarkun si për Skraparin, Poliçanin dhe Kuçovën. Në një posti më të hershëm të kryeministrit, spitali i ri ka një kapacitet prej 50 shtretërish dhe ofron një standard të ri shërbimi në gjinekologji, obstetrikë dhe neonatologji.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *