Koreja e Veriut konfirmoi se kishte testuar një raketë balistike me rreze të mesme veprimi. Kjo është hera e parë që një raketë me aftësi bërthamore e kësaj madhësie është testuar që nga viti 2017.
Agjencia e lajmeve zyrtare tha se lëshimi i raketës u krye në mënyrë të tillë që të garantonte sigurinë e vendeve fqinje dhe se koka e raketës testuese ishte e pajisur me një kamerë që bënte foto ndërsa ishte në hapësirë.
Fotot e publikuara nga media shtetërore treguan imazhe të bazuara në hapësirë të Koresë së Veriut dhe zonave përreth përmes një lenteje të rrumbullakët të kamerës. Koreja e Veriut bëri foto të tilla për herë të parë në vitin 2017, thanë analistët. Në këtë situatë SHBA i ka bërë thirrje Koresë së Veriut për bisedime.
/Priza.al/