Video/Aksidentoi 26-vjeçaren dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet i riu në Tiranë

Një i ri është arrestuar në Tiranë pasi ka përplasur një 26 vjeçare dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia arrestoi në flagrancë shtetasin A. T., 24 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

I riu në rrugën “Shahin Doçi”, ka aksidentuar shtetasen K. S., 26 vjeçe, këmbësore, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes, për të fshehur automjetin.

26-vjeçarja ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë bllokuar në cilësinë e provës materiale automjetin tip “Benz”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *