Mjeku Tritan Kalo ka denoncuar përmes një postimi në FB, mungesën. Me ironi ai shprehet “rrofshin letrat e largura të bebeve” pasi me to mund të pastrohesh. Ai thotë se në këto vite demokraci sa herë që futet për t’u larë i kujtohen vargjet e Fan Nolit, “Anës detit i palarë”.
Kalo ka ironizuar edhe Këshillimin Kombëtar ku shkruans e atij i duhet shtuar edhe pyetja e 13-të, “A doni ujë të pijshëm 24 orë në çezmat tuaja”. Ai thumbon edhe kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj teksa shprehet: Lali Eri, pushtoje edhe “kështjellën e fundit që është jashtë kontrollit tënd”.
Reagimi
“Kohë kovidiane…31.01.2022…Ditë e javë sa më të mbarë miq, dashamirës, të afërm dhe bashkëkombas….Ka vite që vargu “Anës detit i palarë…” (“Anës lumenjve”, Th. S. Noli), më vjen ndërmënd sa herë më duhet të lahem/bëj dush ose të laj teshat në fund të javës. Uji ose nuk vjen me presionin e zakonshëm dy-tre herë në ditë, kur ai rrjedh në çezmat tona me ndihmën e një pompe ose edhe “nuk turpërohet të mos vijë fare”. Unë jam në katin e tretë, mendoni familjet që ndodhen në dy katet sipër banesës sime. Fatmirësisht ka në shitje “letra të lagura për bebet”, të cilat na mundësojnë edhe ne “bebet e rritura” të qëndrojmë të pastër….KUR kemi hyrë në këtë pallat në Dhjetor 1962 dhe deri në Maj-Qershor 1992, të 24 orët e ditës uji kurrë nuk mungonte në çezmat tona….rrënoftë demon-kracija që na e hoqi “këtë bezdi”. Para pak vitesh u hap një kanal i cekët nën trotuaret e Rrugës “Muhamet Gjollesha”, dhe u instalua një lidhje e re me tubin qendror të ujit në pallatin tonë, duke na u thënë se tash e tutje uji nuk do të na mungonte. Broçkullat e zakonshme elektorale….Lali Eri, pushtoje edhe “kështjellën e fundit që është jashtë kontrollit tënd”, FSHF-në, por ke marrë dy herë votat edhe për 24 orë ujë në rubinetat tona, si dhe për mos shpërfytyrimin kullësor të urbanizimit të Kryeqytetit të të gjithë Shqiptarëve….Do sugjeroja që Pika e 13-të e Këshillimit Kombëtar të ishte: “A doni ujë të pijshëm 24 orë në çezmat tuaja”?!?!…..Quo vadis Shqipëria ime?!?!”, shkruan Kalo
/Priza.al/