Në pritje të vizës amerikane/ ‘DW’ reportazh për refugjatët afganë që janë strehuar në Shqipëri

Mbi një mijë refugjatë afganë që jetojnë në Shqipëri presin që SHBA-të të miratojë kërkesat e tyre për azil. Shumë kanë frikë se mund të mbeten aty dhe po shohin se ëndrrat e tyre për një jetë në SHBA, po vijnë duke u zbehur.

Gazetarja e “DW”, Fanny Facsar, ka kontaktuar me një gazetar afgan në Shëngjin, Elyas, i cili vazhdon të qëndrojë në hotelin ku i ka strehuar qeveria shqiptare, prej disa muajsh.

Elyas tregon se, ndihet i pafuqishëm për të ndihmuar dy motrat e tij që kanë mbetur në Afganistan dhe i kanë detyruar të ndërpresin studimet.

Gazetarja e “DW” është fokusuar tek një “Statujë e Lirisë” në miniaturë, e cila është ngritur përpara hotelit, duke ua kujtuar përditë familjeve afgane dhe intelektualëve të tjerë të strehuar në këtë hotel, se cili është destinacioni i tyre final, por ku rruga ende nuk është hapur dhe supozohej se, Shqipëria të ishte vetëm një vend tranzit.

Gazetarja Facssar, ka shkuar edhe në Ministrinë e Brendshme të Shqipërisë për të mësuar, se kur pritet të largohen këta refugjatë nga Shqipëria dhe ka marrë një deklaratë ku nuk kishte asgjë premtuese nga Silvana Banushi, një zyrtare shqiptare.

/Burimi: DW/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *