Tensionet Ukrainë-Rusi/ Këshilli i Sigurimit të OBK-së mblidhet me kërkesë të SHBA-së

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet ditën e sotme me kërkesë të Uashingtonit, për të diskutuar rreth pranisë   së trupave  ushtarake ruse në kufirin me Ukrainën. Shtetet e Bashkuara e përshkruajnë takimin e trupit prej 15 anëtarësh si një shans për Rusinë që  të  shpjegojë  veprimet e saj.

Nëntë vota nevojiten që takimi të vazhdojë dhe Uashingtoni është ‘i bindur’ se ka mbështetje të mjaftueshme. Por pavarësisht se të gjithë anëtarët do të kenë mundësinë të shprehin hapur pikëpamjet e tyre, ka të ngjarë të mos  merret asnjë veprim nga këshilli edhe nëse Rusia do të vendosë  të  pushtojë  Ukrainën.

Rusia është një nga pesë fuqitë e përhershme me veto në këshill së bashku me Shtetet e Bashkuara, Francën, Britaninë dhe Kinën. Këshilli i Sigurimit është i ngarkuar me ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Një ditë pas takimit, Rusia do të marrë presidencën e radhës të këshillit për muajin shkurt.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *