Mashtroi edhe 2 familje të tjera në Zvicër! Anisa nuk po grabiste për herë të parë: Më mori florinjtë dhe mijëra franga

Ngjarja e rëndë e ndodhur në argjendarinë në Shkodër disa ditë më parë, e bëri çiftin Arben dhe Anisa Hoxha më të përfolurit e momentit dhe kjo gjë jo vetëm për shkak të ngjarjes së Shkodrës.

Çifti në fakt ka qenë protagonistë edhe i ngjarjeve të tjera me të njëjtin qëllim, vjedhjen.  Në emër të Anisës në fakt ka një mori denoncimesh për vjedhje dhe mashtrim, por duket se Anisa e ka shtrirë aktivitetin e saj edhe jashtë kufijve të Shqipërisë.

Një ditë më parë, Diart Hyseni, shqiptar i Kosovës me banim në Zvicër ka denoncuar një tjetër rast vjedhjeje të Anisa Hoxhajt. Ai tha se pak kohë më parë Anisa kishte qenë në Zvicër dhe kishte punuar si dado në shtëpinë e tij, por pas katër ditësh i la fëmijët vetëm, mori florinjtë dhe mijëra franga duke u arratisur.

I riu tha se Anisa Hoxha i kishte vjedhur të gjitha sendet me vlerë që kishte gjetur në shtëpi dhe u zhduk duke marrë edhe 3 860 franga zvicerjane. Hyseni shprehet se Anisa Hoxhaj bllokoi çdo mundësi kontakti me të pas vjedhjes duke ia bërë të pamundur që të fliste për rimarrjen e sendeve me vlerë dhe të parave. Por ai tentoi sërish, kësaj radhe përmes së motrës.

Motra ime i shkruajti asaj kinse kërkonte një dado. Ajo i tha se më parë duhej t’i dërgonte 500 euro dhe ajo do të nisej menjëherë për në Zvicër. Pasi motra ime nuk ia nisi, ajo e bllokoi direkt”, thotë i riu.

I pyetur se si ranë në kontakt me Anisa Hoxhajn, ai u shpreh se kishte bërë kërkesë në një agjenci për dado dhe agjencia i sugjeroi të renë nga Vlora.

Por, Hoxhaj duket se e ka bërë të njëjtën gjë edhe me dy familje të tjera shqiptarësh në Zvicër.

Unë di që ajo ka mashtruar edhe katër familje të tjera në Zvicër duke i kërkuar një shumë parash paradhënie në mënyrë që më pas të nisej për në shtepinë e tyre”, shprehet Hyseni.

Një ditë më parë, në rrjetet sociale qarkulloi denoncimi i një parukieri turk në Tiranë, i cili tha se Anisa kishte marrë një shërbim me vlerë 900 euro, të cilat nuk ia kishte dhënë.

Dy të rinjtë janë tashmë në qeli pasi gjykata e Shkodrës dha masën e sigurisë “arrest me burg”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *