‘Disney+’ vjen në Shqipëri këtë verë, në skemë përfshihet i gjithë rajoni

Gjiganti botëror i kinematografisë, Disney, do të vijë në Shqipëri me platformën ‘Disney+’ gjatë verës 2022, si një skemë zgjerimi në rajon e kontinente të tjera. ‘Disney+’ u krijua në nëntor të vitit 2019, për të rivalizuar platforma të ngjashme si HBO, Hulu apo Apple TV dhe gëzoi sukses të gjerë tek përdoruesit.

Mbi 118 milionë të tillë janë të abonuar në gjithë vendet ku operon. Më së shumti, për përmbajtjet origjinale që kanë të bëjnë me universin Marvel dhe atë të lidhur me sagën e Star Wars. Për sa i përket Ballkanit, thuajse i gjithë rajoni përfshihet në skemë. Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Greqi dhe Serbia do të gëzojnë platformën ‘Disney+’ që prej verës 2022.

Territore të tjerë zgjerimi janë edhe vendet e Evropës, të cilat nuk ishin përfshirë fillimisht. Më pas, vend do të gjejë edhe në një pjesë të vendeve aziatike, afrikane dhe atyre të Amerikës së Jugut.

Hyrja në gjithë Evropën ndërkohë, shihet edhe si më e rëndësishmja nga ana e ‘Disney+’. Kontinenti është shumë i populluar dhe duke parë suksesin e filmave nga Marvel në ekranin e madh, pritet të ketë një fluks të mirë edhe në atë të vogël.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *