Rrëqethëse/ Vogëlushi qan dhe i lutet Erdoganit: Babi im ka 10 vite në burg, më ka marrë shumë malli për të

Presidenti i Turqisë Erdogan ishte në një miting gjatë ditës së djeshme ku u përball me një kërkesë të çuditshme nga një fëmijë.

Teksa Erdogan po fliste, në podium hipi një djalë i vogël, i cili iu lut që t’i nxirrte babain e tij nga burgu. Në pamje direkete duket se si Erdogan bën një shenjë nga stafi i tij, e cila nuk kuptohet, megjithatë fëmija i vogël këmbëngul.

“Xhaxhi President, babi im ka 10 vite në burg. Më ka marrë shumë malli për të”, shprehet i fëmija duke qarë dhe lutur Presidentit turk që të bëjë diçka që ai të bashkohej me të atin.

Burgjet janë të tejëmbushur gjatë viteve të fundit në Turqi, ku krahas personave të dënuar për krime ordinere, shumica e të burgosurve janë mësues, mjekë, infermierë, pjestarë të stafeve akademike, gazetarë, etj., të cilët qeveria e Erdoganit i ka shpallur kundërshtarë të saj.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *