U lidhën brenda shtëpisë së ‘BBV’, Dj Pm zbulon gjithçka për marrëdhënien me Sarah Berishën

Dy ish-konkurrentët e ‘BBV’, Dj Pm dhe Sarah Berisha nisën një histori të bukur dashurie brenda shtëpisë. Edhe pas daljes dyshja kanë treguar se po e shijojnë më shumë romancën e tyre duke bërë publike foto dhe video në rrjete sociale.

Gjatë ditës së djeshme, teksa ishte i ftuar në ‘E Diell’, Dj Pm ka folur më gjatë lidhur me raportin me blogeren.

I pyetur lidhur me xhelozinë mes çiftit si dhe problemeve që profesioni i tij mund të sjellë në lidhjen me Sarën ai është shprehur se e ka pranuar profesionin e Sarah Berishës, ashtu siç e ka pranuar edhe ajo profesionin e tij si Dj.

“Nëse kjo situatë do të kishte ndodhur para 30 vitesh, do të kishte qenë një sfidë për mua dhe gruan time për të ruajtur marrëdhëniet mirë, gjë që është shumë e kuptueshme. Duke patur parasysh se tani jemi në vitin 2022 dhe rrjetet sociale kanë përparuar shumë. Nëse para 30 vitesh burri i thoshte gruas mos dil në plazh me bikini, kishte xhelozi tmerruese, tani ka përparuar koha dhe nuk egzistojnë më këto gjërat. Unë e kam pranuar ashtu siç është me profesionin e saj dhe ajo më ka pranuar mua si Dj”, tha ai.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *