Moderatorja Ori Nebijaj e cila njëkohësisht është kandidate për deputete e PD-së, ka treguar nëse do të qajë nëse Basha humb zgjedhjet. Në ‘PolitikOn’ nga Alfred Lela në RTV Ora, kandidatja për deputete e PD-së në Tiranë, është shprehur e bindur se kjo forcë do të vijë në pushtet pas zgjedhjeve të 25 prillit.
Por në një situatë hipotetike, ku PD-ja humb zgjedhjet dhe në respekt të standardit të vendosur nga paraardhësi Berisha, Basha jep dorëheqjen, a do të ketë lot nga Ori? Lidhur me këtë pyetje, Ori tha se kryedemokratit Basha, do ti duhet shumë kohë të japë dorëheqjen. Më tej ajo e përfundoi fjalën duke thënë se pas humbjes së të atit, ajo s’ka më lot.
View this post on Instagram
“Lulzim Bashës do ti duhet shumë kohë të japë dorëheqjen. Ka shumë rrugë përpara, dhe unë mendoj dhe jam e sigurt dhe e bindur që një njeri si Lulzim Basha nuk i vjen kollaj sërish si alternativë me aq shumë dinjitet dhe vlera një vendi si Shqipëria. Është një djalë dhe njeri i shkëlqyer, së pari njerëzor dhe më pas dhe një lider shumë i mirë. Shqipëria sot, mbi gjithçka ka nevojë për një njeri të mirë si ai. Nuk e di kur do të vijë dita kur unë të qaj, por që pas ikjes së babait tim diku lotët më janë fshehur dhe strukur thellë”.
View this post on Instagram