VIDEO/“Rrënjët e mia janë greke”, Anxhela Peristeri flet për herë të parë për prejardhjen

Anxhela Peristeri ka zbuluar se rrënjët e saj janë greke, dhe stërgjyshi i saj ka qenë grek. Këtë detaj e ka ndarë për median greke “ERT 1”, ndërsa ka thënë se pavarësisht rrënjëve, Shqipëria është atdheu i saj.

“Stërgjyshi im ishte grek, prandaj dhe mbiemri im është grek Peristeri. Kam bashkëpunuar me Paolën, Andoni Remon që e dua shumë. Fillova në fillim me Valantin pastaj me Elena Papadopoulou. Shqipëria për mua është atdheu im, këtu u linda, këtu u rrita, këtu u bëra e njohur, më mbështetën njerëzit dhe akoma më mbështesin. Greqia për mua është një vend që e adhuroj, shumë i bukur. Aty kam miqtë më të shumtë, sepse jetova aty vitet më të mira’’, është shprehur këngëtarja.

Anxhela Peristeri përfaqëson këtë vit Shqipërinë në “Eurovision” me këngën “Karma”. Këngëtarja shqiptare do të ngjitet në skenën e madhe në natën e dytë, në datë 20 maj dhe do të jetë e 11-ta në radhë për të kënduar. Anxhela ka vendosur që këngën ta mbajë në gjuhën shqipe, dhe vetëm ka ndryshuar disa detaje të vogla nga versioni i parë i saj.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *