“I them vetes rezisto dhe ec përpara”, Rama në Librazhd: Sot harrova të vesh atletet

Kryeministri Rama, para mbështetësve të tij në Librazhd është ndalur në atë që opozita e cilëson si arrogancë nga ana e tij. Duket se kritikat nuk kanë shkuar në vesh të shurdhër, ndërsa demostroi një ditë të tij plot angazhime, ku kishte harruar që të vishte edhe atletet. Kreu i qeverisë tha se nuk mund ta pranonte etiketimin arrogant, ndërsa e konsideroi veten si një njeri shumë këmbëngulës, për të arritur objektivat të cilat nuk janë të pakta.

“Më thonë shumë arrogant, por më shumë se arrogant do thoja kokëfortë dhe këmbëngulës derisa e teproj. Më thonë si mund të flasë kryeministri kështu, kur unë hy në Facebook për të komentuar.

Po sepse kryeministrat me të cilët jeni mësuar, as në rrugë nuk e kthejnë kokën. Për mua është ndryshe. Unë ndihem dhe jam çdo ditë dhe çdo sekond njëri nga ata të cilët më ka dhënë nderin për të qenë në krye të këtij vendi. Luftoj deri në fund për bindjet e mia, dhe qëllimet që i kam ndarë paraprakisht. Nuk ka asgjë të pamundur.

Në mëngjes hoqa atletet që t’i kem për kollaj këto këpucët. Tani po e vija re që kam harruar të vesh atletet. Kjo është dita ime. Kur njeriu është i përkushtuar me mish dhe shpirt në një detyrë të rëndësishme dhe me privilegj të madh. I thotë vetes rezisto dhe ec përpara. Duro, beso, puno se do t’ia dalim”, deklaroi Rama.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *