Dy efektivë policie kanë mbetur të plagosur, si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Mamurras. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa kanë marrë plagë në këmbë.
Pritet që të zbardhen detaje të tjera në lidhje me plagosjen.
Burime paraprake thonë se ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë. Momentalisht nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore, apo rrethanat e plagosjes.