Nga SPAK për privatizimin e kompleksit ‘Partizani’/ Balla e pranon: Kemi pasur komunikim me PD

Informacionet që SPAK i ka dhënë Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla,  lidhen me privatizimin e kompleksit “Partizani”

Balla, ka deklaruar në përfundim të mbledhjes së Grupit Parlamentar Socialist  se është gati të dëshmojë sërish për këtë çështje me gjithçka që di. Ai shtoi se ka marrë informacion edhe për çështjen tjetër të ‘CEZ/DIA’ ndërsa shtoi se hetimet janë bashkuar në një.

“Për ne ajo që ka sot rëndësi është paketa e rezistencës sociale dhe implementimi i saj. Prokuroria e Përgjithshme është institucioni që ka në ligj përfaqësinë e prokurorisë në marrëdhënie me institucionet e tjera. Kam kërkuar informacion për hetimin ndaj disa shtetasve ndër to edhe Sali Berishës për privatizimin e kompleksit Partizani. Jam informuar nga Kraja që për këtë çështje është regjistruar një procedim penal, Shpresoj që të më thërrasin që të jap gjithçka që di. Kam marrë informacion edhe për çështjen tjetër. Jam informuar se një qytetar, sa i përket aferës që çështjet janë bashkuar. Sipas tyre prokuroria e Tiranës”, deklaroi Balla.

Ai paralajmëroi kallëzim të ri penal.

“Për mua personalisht është e sigurt se unë e kam drejtuar atë komision, nëse do të ketë një përpjekje për ta mbyllur ka plot elemente që kanë dalë dhe mund të konsiderojmë një kallëzim të ri për këtë çështje”, u shpreh Balla.

Në lidhje me Partinë Demokratike, Balla deklaroi se për sa kohë Reforma Zgjedhore u miratua kjo do të thotë se ka pasur komunikim me palën tjetër.

“Për ne është shume e rëndësishme reforma zgjedhore. Sa kohë që objekti i punës për Reformën Zgjedhore u miratua me konsensus kjo do të thotë që ka pasur komunikim. Shpresoj që nesër të kemi mundësi të kemi emrat për të vazhduar punën me komisionet. Kemi dy komisione deri tani”, u shpreh më tej në prononcimin e tij Taulant Balla.

Dosja CEZ-DIA

Bankierja amerikane Rebecca Gaskin Gain deklaroi para gjykatës se dëshmia e ish-drejtorit të CEZ Shpërndarje Josef Hejsek dhe dokumente të tjera që tregonin mashtrimet e DIA të Kastriot Ismailajt e bindën atë të bashkëpunojë me Shqipërinë duke i dhënë fund kalvarit trevjeçar të arbitrazhit.

Prokuroria, ka vendosur pushimin e çështjes ndaj Ismailajt, i akuzuar për skandalin CEZ-DIA me mbledhjen e borxheve të prapambetura të energjisë elektrike.

Dosja Partizani

Në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes dhe kompleksi më i rëndësishëm ka qenë klubi sportiv “Partizani”, jo shumë larg nga qendra e Tiranës. Por kjo nuk vazhdoi dhe për shumë kohë pasi ish-kryeministri Sali Berisha erdhi në pushtet ne vitin 2005. Gjithçka filloi me Ministrin e ekonomisë, Genc Rulin, i cili propozoi privatizimin e Kompleksit Parizani dhe në 14 nëntor 2005, Fatmir Mediu i dërgoi një përgjigje zyrtare duke pranuar kërkesë transferimin e impiantit të klubit Partizani tek individë privatë.

Një ndër emrat që shfaqet më shumë në çështje është ai i Jamarbër Malltezit, burri i Argita Berishës dhe dhëndri i kryeministrit. Fillimisht, pjesa e tij e pronësisë ishte vetëm 1/64-ta, por në fund të operacionit falë manovrave të tij dhe shpërblimit të kërkuar nga trashëgimtarët e tjerë, në këmbim të mbështetjes ofruar nga Sali Berishës në të gjithë procedurën e privatizimit, Jamarber Malltezi fitoi 35% të të gjithë pronës.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *