Qytetarët në Greqi do të paguajnë 920 milionë euro më pak në krahasim me vitin 2018. Kryeministri Kyriakos Mitsotakis prezantoi sot politikën financiare në mbështetje të qytetarëve për të përballuar krizën.
Mitsotakis theksoi se pothuajse tetë nga dhjetë qytetarë do të kenë ulje të tatimit në pronë deri në 40%.
Duke iu referuar krizës energjetike dhe lëvizjeve të qeverisë, kryeministri vuri në dukje se politika duhet të veprojë kundër spekulimeve ndërkombëtare dhe tregu të kthehet në normalitet në mënyrë që çmimet të përcaktohen në bazë të rregullave të ofertës dhe kërkesës.
Kryeministri grek shtoi se kompanitë kanë detyrimin të depozitojnë një pjesë të fitimeve të tyre aktuale për të hequr trazirat, duke theksuar se 90% të superfitimeve do t’i kthehen buxhetit të shtetit nëpërmjet taksimit të jashtëzakonshëm.
“Unë tashmë kam udhëzuar Entin Rregullator të Energjisë që të fillojë analizimin e të dhënave të të gjitha kompanive energjetike dhe në bazë të këtij konstatimi qeveria do të veprojë. Një gjë është e sigurt: aty ku gjenden fitime, kompanitë do të thirren të kontribuojnë aty ku qytetarët kanë humbur para”, tha ai.
Nga ana tjetër qeveria shqiptare për spekulantët parashikon vetëm gjobitje ndërsa shteti helenë është edhe më drastik në mbrojtjen e konsumatorit.