E ardhja e Haaland është bërë një arsye shtetërore për shumë klube. Barcelona heziton të heqë dorë nga gara për të.
Bordi i Barcelonës ka dhënë shenja se nënshkrimi i norvegjezit këtë vëre është i komplikuar për shkak të situatës financiare, por të gjithë janë dakord se ky është qëllimi i madh. Edhe brenda dhomave të zhveshjes.
Kështu Pedri ishte lojtari i parë në dhomën e zhveshjes së Barcelon2ës që donte hapur që klubi të nënshkruante me sulmuesin. Këtë e ka bërë gjatë një interviste për TVE.
“Është një gjë e klubit, është një nënshkrim që e bën klubi. Por Haaland ka cilësi spektakolare, pothuajse gjithçka që ai prek shkon në portë. Shpreson që ai të vijë sepse e kam thënë gjithmonë, dua më të mirën te Barcelona”, ka thënë mesfushori spanjoll. /Priza.al