Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjen, Edona Bilali i qëndron deklaratës së saj që u bë virale se kryeministri Edi Rama ishte në rrugën e duhur për tu bërë ‘Zeus’, Perëndi.
Në një intervistë për FaxNeë, Bilali tha se këtë gjë e ka thënë në vitin 2017, kur ka qenë pjesë e shoqërisë civile, e pa angazhuar në polititkë. Ajo shtoi se fjalët e saj janë nxjerrë nga konteksti, por që u qëndron ende.
“Deklarata e Zeusit është nxjerrë nga konteksti. Është një deklaratë e vitit 2017 kur isha pjesë e Shoqërisë Civile, ende e paangazhuar politikisht. Një qeveri e cila nuk ka një opozitë konstruktive është një qeveri e cila lehtësisht mundet të kalojë në gjendej letargjie. Ne fatmirësisht kemi opozitën më të fortë brenda vetes. Fatkeqësisht deklarata ime e 2017-tës është ende në fuqi, është e velfshme edhe sot ku ne i bëjmë opozitë vetes duke punuar 24/7,”- tha Bilali ndër të tjera.
Bilali bëri xhiron e rrjetit pak javë më parë, pasi një video ku ajo dëgjohej të fliste për Ramën u bë virale. Ajo e krahasonte kryeministrin Edi Rama me Zeusin, perëndinë greke që konsiderohej si dërguesi i bubullimave dhe vetëtimave, shiut dhe erërave.