Sociologu për Priza.al / Fëmijët sot më pak kohë të lirë se të burgosurit për ajrim

Fëmijëria në vend është kthyer në sfidë si për prindërit por edhe për vetë kohën ku po jetojmë. Ka vështirësi jo vetëm në edukimin në shkolla por edhe mungesa të theksuara të argëtimit të tyre. Duke i kthyer në një brezë që çdo ditë e më shumë po krijojnë varësi nga teknologjia.

Sociologu Gëzim Tushi për Priza.al ka folur në lidhje me këtë fenomen sipas tij, familja, shteti dhe shkolla jane trekendeshi bazik që ka obligim që të krijojë kushtet e nevojshme për një rritje normale duke ju plotësuar kushtet bazë për arsimim argëtim etj.

Fëmijët duhet të jenë me shumë të lidhur më natyrën sesa me teknologjinë, prindërit nga ana tjetër janë faktor kryesor.

Sociologu Tushi  shprehet se hapësira e lirë e fëmijëve, sidomos kufizimi i lojës në ambientet e jashtme ka bëre që fëmijët e sotëm të kenë ambiente më të kufizuar.

“Në një krahasim mes brezash shohim që disa dekada më parë fëmijët kishin më shumë liri, ndërsa në ditët e sotme vërejmë që janë të paktë ata fëmijë të cilët kthehen pa shoqërimin e një të rrituri nga shkolla për në shtëpi.

Nga ana tjetër sociologu Tushi vendos në fokus zënien e kohës nga të rriturit duke i dërguar ata në kurse, edhe atë pak kohë të lirë të vegjlit e mbushin me lojra teknologjike. Jemi duke krijuar një brez ‘robotash’. Sipas një sociologu Hollandez , koha e lirë e fëmijëve në ditët e sotme është shumë e kufizuar.

Koha që kanë fëmijët e ditëve të sotme për të luajtur në natyrë është më e shkurtër se koha e ajrimit e të burgosurve.

Përkujdesja e madhe e prindërve , madje deri në imtësitë më të vogla, ndikon negativisht dhe është kundër produktive, të vegjlit kanë nevojë për liri , në mënyrë që shpesh herë të gjënden para zgjedhjeve të tyre personale, kjo i bën ata më produktiv dhe harmonik në shoqëri,” shprehet Gëzim Tushi/Priza.al

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *