Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi është shprehur se ish-kryeministri Sali Berisha duhet të tërhiqet nga PD-ja.
Bardhi tha se Berisha është zotuar që nuk do ta përfshijë Partinë Demokratike në konfliktin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas tij, ky është momenti që Berisha të zbatojë politikisht atë që ka thënë gojarisht, duke u distancuar nga PD.
“Zoti Berisha për fatin e tij të keq dhe të demokratëve ka një problematikë me SHBA-të. Ai është zotuar që nuk do ta përfshijë PD-në në këtë konflikt. Ky është momenti që ai ta tregojë këtë gjë, për fat të keq për gjashtë muaj me radhë e ka bërë dhe tashmë është momenti që të marrë një vendin, të mos e përfshijë Partinë Demokratike në një konflikt personal që ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,”- tha Bardhi.